Demi i ikën pronarit e futet në bankë, tmerrohen qytetarët

Një incident ka ndodhur në Izrael, ku një dem i ka ikur pronarit dhe ka hyrë një bankë, duke shkaktuar frikë dhe kaos te qytetarët.

Sipas një video të publikuar në mediat sociale demi i ka ikur pronarit dhe ka hyrë në një bankë ku ka bërë bujë të madhe. Ai vrapoi nëpër korridoret e bankës, ndërkohë punonjësit nuk kanë arritur dot t’i kapnin.

Para se të hynte në zyrën e degës së bankës, demi endej nëpër rrugët e qytetit të Lodit.

Momenti kur demi ikën nga vendi ku qëndronte dhe del jashtë për të shkuar më pas te banka, tregohet me video.

 Ndërkohë, një veteriner mbërriti shpejt në bankë dhe arriti të trullosë kafshën. Pasi demi u rrëzua mes pemëve, pronari e lidhi atë. Mediat e huaja raportojnë se nuk ka të lënduar dhe se nuk ka pasur dëme material