Newcastle shumë pranë sulmuesit suedez të Real Sociedad
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2022, 15:21
Alexander Isak për 70 milionë euro te Newcastle, klubi në pronësi të mbretit të Arabisë Saudite. Lojtari suedez e ka dhënë "ok" ndërsa baskët janë gati të pranojnë ofertën e sheikëve që do të ishte edhe më e larta në historinë e klubit anglez.
Bisedimet janë në pikë të avancuar për të transferuar në Premier sulmuesin qe ka shënuar 44 gola në 132 ndeshje.
Trajneri Eddie Howe është njeriu që po këmbëngul më shumë për ta zhvendosur bomberin nën urdhrat e tij pasi momentalisht Newcastle nuk ka një sulmues me peshë.
22 vjeçari numëron 37 ndeshje me Suedinë. Në të shkuarën, interes për Isak kanë shfaqur edhe Everton, Arsenal dhe Juventus.
