Femra që ushqen suksesin e mesfiushorit të ri të Manchester United, Casemiro
Ai ka telent futbollin ndërsa ajo shumë pika të tjera të forta dhe është 3 vite më e madhe se ai. Po flasim për bashkëshorten e blerjes më të re të Manchester United, Casemiro.
Klubi anglez bleu një mesfushor të fortë ndërsa mediat gossip një figurë që mund të ngjallë interes. Ana Mariano është 33 vjeç dhe konsiderohet një femër e relizuar në shumë drejtime. Braziliane në origjinë dhe me sukses të madh në fushën e modelingut.

Casemiro dhe bashkëshortja e tij janë prindër të dy fëmijëve. Janë njohur në vitin 2011 kur ai luante për Sao Paolon dhe vendosën kurorë tre vite më pas por pavarësisht kësaj, Ana vazhdoi të ndiqte karrierën si modele dhe tani që vitet kanë kaluar është fokusuar në punën si artiste make up.

Ana është diplomuar në administrim biznesi. Një femër e kompletuar në krah të mesfushorit shkatërrues më të përfolur të momentit.



