Graniti nuk fsheh asgjë, hap shtëpinë dhe prezanton familjen me tifozët e Arsenalit

Granit Xhaka nuk ka asgjë për të fshehur, madje edhe në jetën e tij privat, dhe për këtë arsye ai ka ftuar kamerat e një dokumentari kushtuar Arsenalit të quajtur "All or nothing" në shtëpinë e tij. 

29-vjeçari shfaqet në dokumentar në shoqërinë e bashkëshortes Leonita Lekaj dhe dy fëmijëve të tij. Një lëvizje kjo për të rikuperuar marrëdhënien me trajnerin Michel Arteta dhe fanst e Arsenalit ku një sezon më parë mbante edhe shiritin e kapitenit.

Graniti nuk fsheh asgjë, hap shtëpinë dhe prezanton familjen me

Në një pasazh të intervistës së gjatë në vilën e tij, 29-vjeçari thekson se nuk arrin të flejë kur Arsenali humbet por bashkëshortja e ka mbështetur në çdo moment.

Graniti nuk fsheh asgjë, hap shtëpinë dhe prezanton familjen me

Mesfushori shton se pavarësisht faktit që trajneri ia ka hequr shiritin, ai ndihet një lider në këtë skuadër ku ka njerëz të shkëlqyer dhe lojtarë të talentuar siç është edhe Odegaard, sot kapiten i Arsenalit.

Graniti nuk fsheh asgjë, hap shtëpinë dhe prezanton familjen me

"Nuk është e nevojshme të mbash shiritin për t'u ndier lider", përfundon shqiptari me pasaportë zvicerane. 

Graniti nuk fsheh asgjë, hap shtëpinë dhe prezanton familjen me