“De Jong”, garë dyshe mes Manchester United dhe Bayern Munchen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2022, 08:35
Manchester United dhe Bayern Munchen në sulmin final për mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong. “Mundo Deportivo” shkruan se klubi anglez nuk dëshiron të ndalet në merkato dhe pasi i hoqi një mesfushor si Casemiro La Ligas, synon ta bëjë një gjë të tillë edhe me holandezin.
“Red Devils” kanë prezantuar një ofertë te Eintracht për portierin Trapp por në merkato janë të fokusuar tërësisht tek De Jong që Ten Hag e ka drejtuar te Ajax ku u kualifikuan deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Në krahun tjetër, edhe Bayern nuk mbetet pas në garën për mesfushorin të cilin do ta bashkojë me mikun e tij të vjetër De Ligt. Gjermanët synojnë të aplikojnë formulën me të cilën transferuan Coutinhon po nga Barcelona.
