Sassuolo lëviz për Bajramin, bisedime me Empolin për t’ia “rrëmbyer” Fiorentinës

Sky Sport zbulon lëvizjet e fundit të merkatos në Itali që sjellin në vëmendje një lojtar të Kombëtares Shqiptare. Sipas medias me pagesë në vendin fqinjë, Nedim Bajrami është në lupën e Sassuolos që ka hedhur grepat për ta shkëputur nga Empoli.

Edhe pse Fiorentina po e ndjek prej kohësh fantazistin kuqezi, emiljanët kanë hyrë në garë dhe 23-vjeçari mund të ndryshojë destinacion.

Sassuolo është në bisedime me toskanët që mbeten të hapur vetëm për shitjen përfundimtare të kartonit të lojtarit, duke përjashtuar çdo formulë tjetër. Kartoni i Bajramit vlerësohet deri në 10 milionë euro nga Empoli.