SPAK merr nën hetim Metën, i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit

SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga Halit Valteri. Kryeprokurori Arben Kraja ka kërkuar të dhëna gjatë muajit gusht nga KQZ dhe gjendja civile në kuadër të këtij procedimi. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi në lidhje me hetimet e SPAK, duke deklaruar se vendimi në fjalë është një shërbim që i bëhet mafies së incineratorëve

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet ndaj ish presidentit Ilir Meta pas kallëzimit penal të bërë ndaj tij nga ish deputeti Halit Valteri i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi nën siglën e PS.

Lajmi u bë publik përmes një shkrese të datës 23 gusht 2022 të firmosur nga kreu i SPAK Arben Kraja, drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryeprokurori i SPAK, shkruan se ka nisur procedimin penal me numër 122 të vitit 2022, dhe më tej thekson se "për nevoja të hetimit të jëtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)

SPAK e bazon këtë kërkesë në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen dhe ushtrojnë funksione publike.

Zyra e shtypit e Prokurorisë së Posaçme, sqaroi për median se kërkesa drejtuar KQZ-së është pjesë e hetimeve që po kryhen në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri. Pak minuta pas publikimit në media të shkresës së SPAK, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagoi me anë të një shënimi në rrjetet sociale.

“Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t'i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!” shkruan Meta.

Ish-presidenti ka publikuar bashkëngjitur reagimit të tij edhe një letër zyrtare të Prokurorisë së Posaçme, të datës 8 gusht 2022 ku i kërkohet Zyrave të Gjendjes Civile informacion në lidhje me gjeneralitetet dhe ndryshimet e mundshme të tyre për shtetasin Ilir Metaj, i datëlindjes 24 mars 1969 lindur në Çepan e banues në Tiranë.

SPAK merr nën hetim Metën, i kërkon KQZ-së formularin e