Gjendet i mbytur në zonën e Ujit të Ftohtë një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2022, 11:23

Policia pranë vendit të ngjarjes
Një person është gjendur i mbytur ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë.
Ai është i moshës 71-vjeçare dhe është transportuar në morgun e qytetit të Vlorës.
"Më datë 24.08.2022, në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. L., 71 vjeç, banues në Fier." - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

