Tre të dyshuarit për spiunazh në gjykatë, përfaqësuesja e Konsullatës së Ukrainës nuk lejohet në seancë

Sot është zhvilluar gjyqi për vlerësimin e arrestimit dhe masës së sigurisë për 2 shtetas rusë dhe një shtetas ukrainas të arrestuar pas incidentit të ndodhur në Uzinën e Gramshit.

Gjykatësja e seancës është Pajtime Fetahu, ndërsa akuza përfaqësohet nga Kreshnik Ajazi.

Ndërkohë që forca të shumta policie kanë “blinduar” gjykatën e Elbasanit ku po mbahet seanca kundrejt 3 personave të dyshuar si agjentë.

Nga ana tjetër, në ambientet e gjykatës është parë e pranishme edhe përfaqësuesja e Konsullatës së Ukrainës në vendin tonë, por që nuk është lejuar që të marrë pjesë në seancë.

Ajo ka pohuar se Ukriana interesohet për çdo shtetas të saj. 

Kujtojmë se bëhet fjalë për 25-vjeçarin ukrainas e identifikuar si shtetasi  Fedir Aplatov dhe dy shtetasit rusë Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç.

Ata  sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues në Uzinën e Ushtarake të Gramshit ka qenë në Shqipëri edhe vitin e kaluar.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:40 minuta të datës 20 gusht por u mësua nga mediat disa orë më vonë, rreth orës 21:00.

Tre të dyshuarit për spiunazh në gjykatë,