Incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh, gazetari: Policia e dinte se rusët po qarkullonin në zonë, ja për çfarë mund të gjykohen ata

Gazetari Elton Qyno është shprehur se policia e dinte se tre shtetasit me pasaporta ruse e ukrainase që sulmuan ditën e djeshme dy ushtarët në uzinën ushtarake të Gramshit e dinin se këto individë po qarkullonin.

Në një intervistë për Orë News, me gazetarin Sebastian Zonja, Qyno tha se këto individë mund të gjykohen vetëm për sulmin ndaj ushtarëve e jo për fotot që i kanë bërë uzinës.

Elton Qyno: Policia ushtarake dhe forcat ushtarake dhe forcat e tjera, e dinin se qarkullonin këto individë, por që gjithmonë i kanë lënë të qetë dhe pa i ngacmuar përsa i përket  shoqërimit të tyre.  Këto individë po merren në pyetje se sa në një situatë që mund të niset një procedim penalë dhe të penalizohen. I vetmi krim që mund të quhet është fakti se këta individë të mbajnë përgjegjësi ndaj sulmit të ushtarakëve sesa për një filmim.