Mimi Kodheli në uzinën e Gramshit para 8 vitesh, Vasili akuza qeverisë: Këta i kanë nxjerrë vetë sekretet e ushtrisë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur pasditen e djeshme (20 Gusht) në uzinën e Gramshit, ku mbetën të plagosur dy ushtarë shqiptarë, pasi u spërkatën me spraj  neuro-paralizuese.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka publikuar videon kur Mimi Kodheli ka vizituar Uzinën e Poliçanit, Vasili ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se këta vetë i kanë nxjerrë sheshit sekretet e ushtrisë.

Postimi i plotë:

Po keta te qeverise i kane nxjerre vete sheshit te gjitha sekretet e ushtrise! (VIDEO).

Keta vete, qe tete vjet me pare, ja ku e keni te filmuar nga jashte e nga brenda Uzinen Ushtarake ne Gramsh.

Me planimetri e me reparte e me punonjes dhe te bere publike, qe e sheh tere dynjaja pa mundim fare.

Kjo eshte thjesht nje qeveri alabakesh dhe karagjozesh, qe ka mendjen vetem per te vjedhur se me shtetin s'ka asnje lidhje.