Operacioni 'Plumbi i Artë', lihet në burg Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi masën ‘Arrest me burg” për Agim Gjinin, të arrestuar dy ditë më parë.

49-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pas operacionit “Plumb i Artë” është i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Agim Gjini, bashkëpunëtor i Nuredin Dumanit dhe i dyshuar për disa ngjarje kriminale u arrestua në Durrës, më 19 Gusht 2022.

Operacioni 'Plumbi i Artë', lihet në burg Agim Gjini,

Operacioni i koduar “Golden bullet” i nisur më 19 maj 2022 u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Policia e Shtetit thonë se vijon ndërkohë punën për të vënë në pranga personat e tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden bullet”.

Të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela, Alban Bengasi, dhe Florenc Çapia, janë pjesë e listës ende në kërkim.

Operacioni i cili nisi pasi dëshmoi Nuredin Dumani në maj 2022 çoi në pranga 18 persona nga SPAK, ndërsa 14 persona, mes tyre të akuzuar si drejtues të grupeve kriminale, mundën ti shpëtonin prangave duke u arratisur. Ndërkohë 9 masa arresti u ekzekutuan në burg.