Incidenti në Gramsh/ Kryeprokurori i Elbasanit urdhëron veprime të hollësishme hetimore, kontrolle në sistemin “TIMS”, e të celularëve

Kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi që po drejton edhe hetimet në lidhje me incidentin e ndodhur pasditen e djeshme (20 Gusht) ku dy ushtarë mbetën të plagosur pasi u sulmuan nga shtetasit rusë ka urdhëruar veprime të hollësishme hetimore, përfshirë kontrolle të sistemit “TIMS”.

Po ashtu ai ka urdhëruar dhe kontrolle të 4 telefonave celularë të të ndaluarve dhe vendin se ku kanë qëndruar përgjatë 3 javëve të fundit në Shqipëri.

Drejtori i Policisë Gledis Nano ka qenë sot në Elbasan, ku ka marrë pjesë në marrjen në pyetje të personave që u përfshinë në incidentin e mbrëmjes së djeshme.

Një incident i rëndë me prapavijë të dyshuar spiunazhi rus është shënuar pasditen e 20 gushtit 2022 në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh. Rreth orës 17:40 minuta dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.

E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.

Policia ushtaraka ka njoftuar policinë e shtetit e cila ka bërë ndalimin e menjëhershëm të dy personave jo shumë larg nga uzina. Gjithashtu kanë bllokuar dhe  automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse dhe shtetasi ukrainas.

Dy ushtaraket jane sjellë me urgjencë në QSUT ku dhe kanë marrë mjekimin e duhur pasi kishin paralize faciale dhe probleme me sytë. Në orët e vona të mbrëmjes u mësua se gjëndja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar.