Fier/ Po lozte dhe i ra aksidentalisht bombola e gazit në kokë, humb jetën fëmija 2 vjeç

Një fëmijë vetëm 2 vjeç humbi jetën aksidentalisht pasi i ra në kokë bombola e oksigjenit.
Ngjarja është shënuar në Levant ë Fierit.
Familjarët e kanë çuar të voglin në spital për të marrë ndihmën e shpejtë por fatkeqësisht ai ka humbur jetën.
“Në spitalin e Fierit, është sjellë nga familjarët për të marrë mjekim, një fëmijë i mitur 2 vjeç, i cili duke luajtur është dëmtuar aksidentalisht nga një bombul oksigjeni, e cila i ka rënë në kokë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka humbur jetën’ informoi sot policia e Fierit.
Ngjarja është shënuar në një familje rome. Kryefamiljari merrej me grumbullimin e metaleve. Si zakonisht kishte mbledhur metalet dhe me bombolën e oksigjenit do I çonte nesër për ti shitur.
Djali ka qenë duke luajtur në vendin ku ishte grumbullimi I mbetjeve. Bombola e oksigjenit ka rrëshqitur dhe I ka rënë në kokë. Familjarët e kanë çuar në spital djalin pir ka qenë e pamundur të shpëtohet dhe I mituri ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.