Shpërthen bombola e gazit, plagoset gruaja në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2022, 13:26
Një 49-vjeçare në Fier ka mbetur e plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi.
Policia njoftoi se mëngjesin e sotëm, ka shkuar për mjekim në spitalin e Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shtetasja E. T., 49 vjeçe, banuese në Frashër, e cila ka marrë djegie në trup, në banesën e saj, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit, që e përdorte për gatim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

