Incidenti ne Gramsh/ Dy ushtarët e sulmuar me spraj neuroparalizues lënë spitalin
Dy ushtarakët shqiptarë që u plagosën gjatë ndalimit të ukrainasit që tentoi të futet në uzinën e Gramshit pasditen e të shtunës kanë lënë sot spitalin, njoftoi pavioni i Toksikologjisë në QSUT.
Mëngjesin e sotëm ata u vizituan në spital nga Ministri i Mbrojtjes Peleshi.
"Sapo vizitova dy ushtarakët Aldon dhe Ardianin të cilët prej ditës së djeshme janë shtruar në pavionin e Toksilkologjisë në QSUT. Gjendja e ushtarakëve është shumë e mirë, kanë kaluar një natë të qetë. Besoj se sot janë gati për të dalë".
Ministri i Mbrojtjes risolli edhe njëherë dinamikën e ngjarjes së një dite më parë në uzinën ushtarake.
"Ngjarjen duhet ta presim të zbardhet por ajo që kam dëgjuar nga dëshmia e ushtarakëve është se tre shttas të huaj i janë afruar ish-uzinës mekanike të Gramshit, them ish se uzina prej shumnë vitesh nuk ka aktivitet, janë afruar për të fotografuar. Dy ushtarët tanë i kanë pikasur dhe i kanë mbajtur në vëzhgim. Një prej tyre ka kapërcyer rrethimin në mënyrë të paligjshme sepse ajo është një zonë ku nuk mund ta aksesosh pa autorizim, është zonë ushtarake.
Dy ushtarakët duke u ngritur në nivelin e detyrës e kanë ndaluar. Shtetasi i huaj me pasaportë ukrainase ka reaguar fizikisht dhe ka përdorur spray që ka shkaktuar lëndim. Pavarësisht kësaj dy ushtarakët e kanë ndaluar. Kanë njoftuar policinë që ka bërë ndalimin e këtij shtetasi. Më pas jo shumë larg nga uzina e Gramshit janë dnaluar dhe dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në një makinë".


