Incidenti në Gramsh, Kim: SHBA përkrah Shqipërisë, autoritetet të hetojnë ngjarjen
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për incidentin në uzinën ushtarake të Gramshit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim thotë se ka folur me ministrin e Mbrojtjes Peleshi dhe shefin e Shtabit Gjeneral Kingji ku ju ka uruar uron shërim të shpejtë 2 ushtarëve të plagosur mbrëmë duke mbrojtur objektin ushtarak
"Ne qëndrojmë me aleatin tonë pasi autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit" thotë Kim.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 kur tre persona mes të cilëve dy rus dhe një me pasaportë ukrainase kanë tentuar të hyjnë në ambientet e sigurisë së lartë.
Mësohet se një prej tyre ka kaluar rrethimin ku është pikasur nga dy ushtarakët të cilët fillimisht i kanë bërë thirrje për të ndaluar.
Po ashtu dy shoqëruesit kanë qëndruar në një distancë të afërt në një automjet Shevrolet.
Por pas refuzimit dhe tentativë spër tu larguar kanë ndërhyrë edhe duke u përplasur fizikisht.
Në konflikt ndaj ushtarakëve u është hedhur sprai në sy, teksa pavarësisht kësaj kanë mundur të ndalojnë njërin prej agresorëve duke lajmëruar më tej edhe policinë.
Forcat e rendit në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur të shoqërojnë edhe dy agresorët e tjerë që mësohet të jenë Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç, të dy shtetas rus si dhe F.A 25 vjeç shtetas ukrainas.
Nga ana tjetër dy ushtarakët janë dërguar me urgjencë për kurim në QSUT ku pas mjekimeve janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Për ngjarjen janë vënë në alarm Forcat Ushtarake, Prokuroria, SHISH dhe Antiterrori.
