Kanabis dhe 26 kapsolla detonatore, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Në pranga ka rënë shtetasi K. Ll., banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 26 kapsolla detonatore.