E rëndë në Mirditë, burri vret gruan aksidentalisht duke pastruar pistoletën

Përdorimi i armëve në mënyrën jo të duhur vijon të shkaktojë tragjedi në familjet shqiptare. Këtë të dielë, 21 gusht, u shënua ngjarja e radhës teksa një burrë ka vrarë të dielën në mënyrë aksidentale bashkëshorten e tij në fshatin Jezull të Mirditës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Jezull të Mirditës mesditën e së dielës.

Vitore Pacaku ka mbetur e vdekur pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Paulin Pacaku.

Policia njoftoi se në banesën e tyre, 61-vjeçari duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj.

Me të mbërritur në spitalin e Rrëshenit gruaja ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë Paulin Pacaku është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale.

Pak ditë parë një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në fshatin Samrisht të Shkodrës.

68-vjeçari Vlash Jakaj vrau nipin e tij B.J 10-vjeçar aksidentalisht me çifte, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të miturit.