Dyshime për spiunazh/ Këta janë dy rusët që u kapën te uzina ushtrarake në Gramsh, javën e kaluar ishin në Itali
Këta janë dy shtetasit me pasaportë ruse që u përfshinë në incidentin në uzinën ushtarake të Gramshit, pasditen e të shtunës, 20 gusht.
Burime të sigurta nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se u janë gjetur pajisje përgjimi në çantë.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse mësohet se javën e kaluar kanë qenë në Itali.
Dy rusët dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Policia e cila sqaroi rrethanat e ngjarjes, njoftoi se në afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake.
“Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij”, shpjegoi Policia.
Në një postim në Tëitter, kryeministri Edi Rama lavdëroi ushtarët që "neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh" por nuk dha detaje tjera mbi incidentin.