Hyri në mënyrë të paligjshme nga Greqia, 57-vjeçari me motor aksidenton dhe një polic

Një incident është regjistruar një ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Th. K., 57-vjeç, rezident në Greqi, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë një ditë më parë, 20 gusht, pasi ka hyrë në RSH në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë.

57-vjeçari, i cili ishte duke drejtuar motomjetin tip "Kaëasaki", është konstatuar nga punonjësit e Policisë Kufitare, të cilët i kanë komunikuar se do të shoqërohej për veprime të mëtejshme procedurale. 

Shtetasi Th. K., ka kundështuar punonjësit e Policisë dhe është larguar me shpejtësi me motomjet duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, njëri prej të cilëve ka marrë dëmtime të lehta.

Menjëherë nga shërbimet e DVKM Gjirokastër është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi i 57-vjeçarit, i cili nuk ka pasur as dokumentacionin e nevojshëm, për drejtim të motomjetit.