Incidenti ne Gramsh/ Dy ushtarët e sulmuar me spraj neuroparalizues janë mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2022, 23:53
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar fotot të dy ushtarëve të cilë ruajtën uzinen e Gramshit.
"Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.
Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!" shkruan Niko Peleshi.