Incidenti në Uzinën e Gramshit, Pollo propozon të ndërpriten menjëherë vizat turistike për shtetasit rusë
Ish ministri dhe ish deptueti Genc Pollo propozon ndërprerjen menjëherë të vizave turistike për shtetasit rusë deri kur Ukraina të zmbrapsë agresionin e Putinit.
Vizat turistike për shtetasit rusë duhet të ndërpriten menjëherë (pa cënuar vizat humanitare). Deri kur Ukraina të zmbrapsë agresionin e Putinit.
Me sulmin në uzinën e Gramshit kjo tashti është bërë e qartë edhe për ata që nuk deshën të shohin problemin.
Presidenti Zelenski e kërkoi këtë në maj kur foli para Kuvendit të Republikës.
Opozita e përkrahu kërkesën; Rama fatkeqsisht e injoroi atë" shkruan Pollo ne nje postim ne facebook.
Çfare ndodhi me 20 gusht 2022
Një incident i rëndë me prapavijë të dyshuar spiunazhi rus është shënuar pasditen e 20 gushti 2022 në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh. Rreth orës 17:40 minuta dy roje ushtarake shqiptare janë sulmuar me spraj neuroparalizues nga një shtetas rus i cili kishte hyrë brenda territorit të Uzinës dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Rojet i kanë bërë thirrje të ndalonte por ai ka tentuar të largohet. Në momentin kur dy rojet e kanë ndaluar ai është kundërpërgjigjur duke përdorur spraj neoparalizues ndaj dy ushtarakëve për të shpëtuar, por dy rojet ushtarake kanë bërë ndalimin e tij.
E ndërsa policia ka bërë shoqërimin e 24 vjeçarit në Mikhail Zorin në Komisariatin e Gramshit, janë vërejtur edhe dy persona të tjerë jashtë rrethimit të Uzinës një shtetase ruse e cila është identifikuar si Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe një shtetas ukrainas i identifikuar me inicialet F.A, 25 vjeç.
Policia ushtaraka ka njoftuar policinë e shtetit e cila ka bërë ndalimin e menjëhershëm të dy personave jo shumë larg nga uzina. Gjithashtu kanë bllokuar dhe automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse dhe shtetasi ukrainas.
Dy ushtaraket jane sjellë me urgjencë në QSUT ku dhe kanë marrë mjekimin e duhur pasi kishin paralize faciale dhe probleme me sytë. Në orët e vona të mbrëmjes u mësua se gjëndja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar.
Dy nga shtetasit e ndaluar jane: Svetlana Timofoeva 33 vjec dhe Mikhail Zorin 24 vjec. te dy shtetas ruse.
Ushtaret shqiptare te plagosur jane Ardian Xhaka Aldi Bici.