Kryeministrja e Finlandës i nënshtrohet testit të drogës, video të tjera dalin në publik

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka zbuluar se I është nënshtruar testit të drogës mëngjesin e sotëm.

Në një konferencë për median ajo ka thënë se përgjigjet do të bëhen publike pas një jave.

Marin i është bërë pyetja nëse testi i drogës është i vlefshëm kur kanë kaluar tashmë 3 javë nga festa, dhe ajo është përgjigjur se nuk e dinte dhe se i ishte nënshtruar testit për siguri, duke nënvizuar se nuk kishte përdorur kurrë drogë, raporton tabloidi Iltalehti.'

Finlandezët janë përfshirë nga një debat publik sa i përket disa videove të kryeministres së tyre që kërcen dhe pi në një diskotekë.

36-vjeçarja është një nga kryeministret më të reja në botë, e martuar prej dy vjetësh me një biznesmen finlandez ndërsa për këtë rast partitë opozitare kërkuan që ajo të bëjë testin e drogës.

 “Kërceva, këndova dhe u dëfreva”, tha ajo për mediet vendase.

"Nuk ka asgjë të jashtëligjshme në këtë pikë", u justifikua ajo.

Ndërkohë video të tjera janë zbuluar video të tjera.

Një video tjetër që ka hapur shumë debat është se kryeministrja këndon shumë afër kantautorit Olavi Uusivirra, në dhomat vip të një klubi nate në Helsinki.

Sipas tabloidit festa është mbajtur gjatë fundjavës 4 – 6 gusht, mes të shtunës duke u gdhirë e diela.