Sulmi me armë në qendrën tregtare, të plagosur një burrë dhe një grua, arrestohet një 15-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2022, 19:55
Policia suedeze tha të premten (19 gusht) se dy persona u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në qendrën tregtare Emporia në qytetin jugor të Malmö.
Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.Gjëndja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Policia ka arrestuar një 15 vjeçar, si autor i dyshuar i ngjarjes.

“Rreziku i menjëhershëm për publikun vlerësohet i mbaruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aktualisht, ngjarja konsiderohet të jetë e lidhur me mjedisin kriminal.
Policia ndodhet në vendngjarje duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe duke analizuar materialet nga kamerat e vëzhgimit.
Më herët, policia tha se kishte rrethuar zonën dhe i kërkoi publikut të shmangte qendrën tregtare.

