Tirane, arrestojnë farmacisten dhe administratorin e farmacisë
Administratori dhe farmacistja e një farmacie në Tiranë është arrestuar pasi në subjektin e tyre u gjetën medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në administrim të shtetasit E. H. dhe me farmaciste shtetasen G. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore” informoi sot policia e Tiranës pa dhënë detaje mbi sasinë e sekuestruar apo lagjen se ku ushtronte aktivitetin kjo farmaci.
Të arrestuar janë E. H., 44 vjeç, administrator farmacisë dhe G. B., 27 vjeçe, me profesion farmaciste.
Ata akuzohen për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjerë", "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale.
Operacioni policor u kodua "Medicaments”.
