Ende s'ka gjurmë të autorëve të atentatit në Vlorë, Numri më i lartë i gëzhojave brenda makinës së viktimave
Vijojnë hetimet për të zbuluar gjurmë që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të atentatit mafioz të ndodhur paraditen e 18 gushtit 2022 pranë mbikalimit të Panajasë në Vlorë.
Mbi 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës në cilësinë e personave që mund të ndihmojnë në hetimet për zbardhjen e vrasjes së Shpati Lena dhe Hakim Xhezos.
Numri më i lartë i gëzhojave është gjendur brenda makinës së viktimave të llojit Benz.
Dy të rinjtë, kanë qenë duke lëvizur me Benz në momentin e sulmit nga ekzekutorët të cilët kanë qenë në një BMË dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Shemnja plumbash ka në pjesën e pasme, në pjesën anësore, ndërsa breshëria është përqëndruar tek xhami i përparmë i makinës që drejtohej nga Hakim Xhezo, ndërsa Shpati Lena ka qenë pasagjer
Sulmi ka zgjatur më pak se dy minuta.
Më pas ekzekutorët me makinë janë larguar me shpejtësi drejt Fierit dhe më pas makina ka marr daljen në të djathtë në Levan duke shkuar në rrugën nacionale Levan Tepelenë ku i kanë vendosur edhe flakën mjetit në zonë të braktisur
Automjeti rezulton ditë më parë i vjedhur në Durrës teksa i kishin vendosur targa Italiane për të humbur gjurmët.
Në brendësi të tij janë gjendur tre kallashnikovë të shkrumbuar nga flakët cka e bënë të vështirë identifikimin e provave që mund të cojnë drejtë arrestimit autorët
Geno alias Shpati Lena kishte dje ditëliëndjen, ndërsa me shokun e tij Hakim Xhezo ishin nisur drejt burgut të Lushnjes kur iu bë atentat në dalje të Vlorës. Në mjet iu gjet rroba dhe ushqime, ndërsa do tia çonin Eduard Xhezoz i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt.
Shpati Lena i druhej atentatit
Policia ka dyshime se Shpati Lena prej kohësh i druhej një atentati teksa në qytet lëvizte shpesh me makinë të blinduar dhe me armë. Tri vite më parë, në 2019, Shpati Lena së bashku me Eduart Xhezon vellain e Hakim Xhezos dhe Ariel Kingjin kunati e Xhezos kanë qënë pjesë e një konflikti me armë ku ka mbetur i vdekur Arben Beqiraj i njohur si Beni i Cecesë dhe u plagos djali i tij Ergest Beqiraj.
Për ngjarjen u arrestua pak muaj më vonë në Durrës Eduart Xhezo i cili vuan dënimin me 15 vite ndërsa masa arrest me burg në mungesë u vendos edhe për Ariel Kingjin dhe Shpati Lenën. Konflikti i 2019 mbetet pista kryesore e hetimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në mbikalimin e Panajasë.
Në Mars 2022 gjatë operacionit Valët në zonën e Ujit të Ftohtë policia e vloërs arrestoi shtetasit Ariel Kingji dhe Shpati Lena si dhe një person i tretë. Kingji si Lena u liruan pak muaj më vonë.
Në lidhje me vrasjen e vitit 2019 arsyet e lirimit të tyre nga akuzat ishin deklaratat e Eduart Xhezos i cili mor përsipër autoirësinë e vrasjes së Arben Beqirajt duke deklaruar se ishte ai fajtor për krimin. Një tjetër pistë hetimi është edhe aktiviteti i Shpati Lenës që prej vitesh ishte skeduar nga policia për aktivitet në fushën e narkotikëve. Dëshmimtarët okularë në vendngjarje të cilët kanë parë largimin e autorëve tregojnë se kanë qënë tre persona të përfshirë në atentat.

