Konflikt mes shqiptarëve në Piza, një i vdekur me armë zjarri

Një sherr mes shqiptarësh në Itali ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe për pasojë vdekjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pizës.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e kompanisë Volterra, të cilët kanë rrethuar zonën.