Djegia e kabinës elektrike lë Gjirokastrën në terr
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2022, 19:32
Qyteti i Gjirokastrës ka kaluar në black out total.
Prej 40 minutash mungesa e energjisë elektrike ka ndodhur si pasojë e djegies së një kabine elektrike, çka ka lënë pa korrent gati 80% të konsumatorëve në qytet.
Mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar avarinë çka ka provokuar reagimin e menjëhershëm të punonjësve të OSHEE Rajoni Gjirokastër, të cilët janë në vendngjarje për të rikthyer energjinë e munguar.


