Dosja Habilaj/ Ish shefi i policisë del para gjykatës, i komunikohet masa e arrestit
Sokol Bode, ish-shefi i Policisë në Dhërmi, i arrestuar më 11 gusht në Berat, pas 5 vitesh arrati ka dalë mëngjesin e kësaj të shtune përpara Gjykatës së Posaçme e për t'u njohur masën e sigurisë “Arrest me burg” si dhe dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga gjykata e shkallës së parë. Gjykata e ka dënuar me 12 vite burg por me aplikim të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 8 vite.
Për herë të parë pas ngritjes së akuzave zyrtarë ndaj ish shefi të postës së Dhërmiut, Sokol Bode është paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organziuar për tu njohur me masën dhe dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij.
Pas dhënies së gjeneralitete përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj ish shefit të Dhërmiut vazhdimin masës së sigurimit 'Arrest me burg'.
Bode u arrestua në mbrëmjen e 11 gushtit pak ditë pasi ai ishte kthyer nga shtetin Anglez aty ku qëndroi për 5 vite në arrati. Një informacion i mbërritur në polici angazhoi forcat operacionale të policisë dhe oficerët e agjesisë së mbikëqyrjes policorë teksa arrestun Sokol Bodën. Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal.
Ai u shpall fajtor nga SPAK ku akuzohet si bashkëpunëtor në grupin e Habilajve.
Bode është hetuar në të njëjtën dosje me ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ish drejtorin e policisë Vlorë Jaeld Çela të dy të dënuar me nga 3.4 vite burg.
