Fier, dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës, 41-vjeçari jashtë rrezikut për jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2022, 08:41
Një 41-vjeçar ka goditur veten me mjet prerës mëngjesin e sotëm (13 gusht 2022).
“Rreth orës 05:40, është sjellë nga familjarët në spitalin e Fierit, shtetasi E. N., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, i cili dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës”, njofton policia.
41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.