Radhë kilometrike e automjeteve në Kakavijë, shqiptarët: Kemi pritur gati 3 orë
Një radhë e gjatë mjetesh u krijua gjatë paradites së të shtunës në Kakavijë në anën greke të kufirit për disa orë.
Shkak u bë fluksi i emigrantëve që këtë mes gushti kthehen në atdhe si dhe sportelet e kufizuara në numër të palës greke.
Shqiptarët u detyruan të presin në radhë për disa orë.
Ata thonë se matanë kufirit punohej vetëm me dy sportele.
“Qëndruam në pritje rreth 3 orë."
"Rreth 1km e gjys rradha, ne qëndruam rreth një orë e gjysëm në radhë."
Kjo situatë përsëritet çdo verë e fundvit ndaj emigrantët kërkojnë marrjen e masave për t`ju përgjigjur fluksit.
Pas mesditës së të shtunës gjendja u normalizua pasi pala greke shtoi numrin e sporteleve.
Sipas të dhënave rezulton se përmes pikës kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyre mbi 7 mijë persona ndërsa kanë dalë rreth 3 mijë e 700 të tjerë.
