Plagosja në Tiranë, autori në gjendje të dehur qëlloi inspektorin që firmosi shembjen
Shembja e një objekti në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” u shkak sot për një konflikt mes Qani Muçës dhe inspektorëve të IMT.
55-vjeçari Muça shkoi më tej duke qëlluar me armë zjarrit ndaj njërit prej tyre, konkretisht ndaj 52-vjeçarit Ilirjan Gavelli që kishte firmosur dhe aktin e shembjes.
Gazetari Edison Vatnikaj, duke ju referuar burimeve të policisë bën me dije se Muça dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer aktin.
Ai po mbahet në komisariatin numër 1 por nuk është marrë ende në pyejte pasi nuk është në gjendje të japë dëshmi. Sipas burimeve në vendin ku ëahtë shembur objekti i Qani Muçës është planifikuar të ndërtohet një pallat .
Ndërkohë inspektori i plagosur ndodhet në sallën e operacionit ku po i nështrohet ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbit në bark.
