Policia tregon si ndodhi plagosja e inspektorit të IMT-së, shoqërohet autori së bashku me armë e krimit

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të inspektorit të IMT-së në Tiranë, Ilirjan Gavelli.

"Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi" njofton policia.

52-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë kapur dhe shoqëruar menjëherë autorin e dyshuar.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.