Tiranë, plagoset me armë zjarri punonjësi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit

Vendimi për të shembur një banesë në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, ka sjellë plagosjen e një prej punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës.

Mësohet se ka qenë shtetasi Qani Muça që ka qëlluar me armë drejt Ilirjan Gavellit.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje kur Muça ishte duke u kthyer në banesë kur ka parë efektivët që kishin përfunduar shembjen e banesës së tij dy katëshe.  

Burimet kanë bërë të ditur se ai ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar me armë pikërisht në momentin kur efektifët kanë qenë duke u larguar.

Si pasojë 50-vjeçari Gavelli ka marrë një plumb në bark.

Shenjat e plumbit tashmë kanë mbetur edhe mbi këtë makinë, teksa ekspertët e policisë kanë mbledhur provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Efektivët kanë shoqëruar në komisariat autorin, ku dhe e kanë marrë në pyetje mbi ngjarjen e rëndë.

Nga ana tjetër inspektori i policisë është dërguar në spitalin e Traumës ku është marrë nën kujdesin e mjekët.

Mësohet se pas ndihmës së parë ai gjendet jashtë rrezikut të jetës por nën mbikqyrje të vazhdueshme.

Tiranë, plagoset me armë zjarri punonjësi i InspektoriatitTiranë, plagoset me armë zjarri punonjësi i InspektoriatitTiranë, plagoset me armë zjarri punonjësi i InspektoriatitTiranë, plagoset me armë zjarri punonjësi i Inspektoriatit