Qeni plagos për vdekje në park burrin 34 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2022, 18:14
Një burrë 34-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga një qen në një sulm horror në një park në Portsmouth.
Sulmi ndodhi mëngjesin e së mërkurës (10 gusht 2022).
Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje, por burri kishte ndërruar jetë në park.
Një 20-vjeçar i cili dyshohet se është pronar i qenit është arrestuar.
Policia po heton sulmin.
Si pjesë e hetimeve tona një 20 vjeçar nga Fareham është arrestuar me dyshimin se është pronar,personi që kujdeset për qenin e rrezikshëm.
Kjo vjen pasi një vajzë tre vjeçare pësoi lëndime që i ndryshuan jetën pasi u kafshua nga një qen Doberman në një incident të veçantë në Hampshire.
Fëmija u sulmua në Havant të hënën ( 8 gusht 2022) duke shkaktuar lëndime.
