Vlorë, shpërthen lëndë plasëse në kamionin e parkuar, autori në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2022, 07:54
Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në një kamion në në fshatin Tragjas, Orikum mbrëmjen e kaluar (12 gusht 2022)
“Rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor.
Vijonë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.