Video/Aksident në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër në afërsi të fshatit Qesarat.

Në aksident u përfshinë 3 automjete.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale dhe plagosje e lehtë e personave që gjendeshin brenda mjeteve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.