Plagosi inspektorin e IMT, momenti kur 52-vjeçari shoqërohet në komisariat

Ky është momenti i shoqërimit në komisariatin numër 1 në kryeqytet të 55-vjeçarit Qani Muça, i cili qëlloi me armë zjarri inspektorin e IMT-së aksionit të këtij të fundit në objektin e tij me fadromë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo.

Insketori  Ilirjan Gavelli, 52 vjeç, u qëllua me armë zjarri në barg nga Muça.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, raportoi duke ju referuar burimeve se  "Qani Muça nuk ka qenë në shtëpi në momentin që fadroma ka ndërhyrë. Ai së bashku me bashkëshorten kanë qenë në punë, ndërsa në shtëpi vetëm vajza e vogël. Si duket kjo ka tensionuar më tej situatën mes Muçës dhe inspektorëve pasi ka parë shembjen".

Mësohet se pas të shtënave me armë kanë ndërhyrë banorët dhe inspektorët e tjerë të IMT duke i hequr armën nga dora dhe duke e neutralizuar deri në mbërritjen  e policisë.

Policia ka sekuestruar armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plagosjes.