Video/Pas reshjeve kujdes nga gurët! Rrëshqitje në aksin Burrel-Skuraj
Reshjet e shiut kanë rikthyer problemet në qarkullimin në rrugë.
Në aksin nacional Burrel-Skuraj janë regjistruar rrëshqitje të dherave, ndërsa gurët kanë rënë në zona të ndryshme të rrugëve, duke u kthyer në një rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Situata raportohet të ketë qenë më shqetësuese në zonën e Shkopetit.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe situatës së krijuar te ura e Ulzës deri në Skuraj, automjetet mund të kalonin vetëm në njërin krah për të shmangur rrezikun e aksidenteve.
Nga ana tjetër vetë drejtuesit e mjeteve kanë theksuar se nuk kanë parë punonjqs të mirëmbajtjes për të marrë masa në pastrimin e rrugës.
Reshjet e rëna mbrëmjen e së premtes shkaktuan probleme edhe në Tiranë, ku në disa zona u vu re dhe prezenca e lartë e ujit në rrugë.
Ndërkaq edhe për dy ditët në vijim vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut, teksa temperaturat do të zbresin ndjeshëm.
Metereologët shprehen se moti do të jetë i paqëndrueshëm edhe javën e ardhshme.




