Bypassi i Vlorës dhe rruga e Lumit të Vlorës pa efekt, trafiku paralizon qarkullimin rrugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2022, 10:28
Bypassi i Vlorës dhe rruga e Lumit të Vlorës nuk ja kanë dalë për të dhënë efektet që priteshin nga qytetarët dhe pushuesit të cilët zgjedhin të kalojnë mes qytetit.
Trafiku i rënduar ka paralizuar qarkullimin rrugor në akset si Trans-Ballkanike, Bulevardi i Vlorës, Lungomare dhe Vlorë Orikum.
Këtë të shtunë për të shkuar në drejtim të Orikumit të duhen me tepër se dy orë.
Gjithashtu mosinformimi i pushuesve dhe turistëve në lidhje me rrugën e Lumit të Vlorës e cila shmang qytetin duke dal në Qeparo, nuk ka dhënë efekte në shmangjen e trafikut në qytet.


