Kepi i Rodonit vazhdon të digjet, java e tretë e "luftës" me flakët

Vazhdon frikshëm situata e rënduar e zjarreve në Kepin e Rodonit.

Është java e tretë që në zonën e Shetajt luftohet por pa sukses për vënien nën kontroll të zjarreve me vatra të shumta.

Toka ka grumbulluar ndër vite shtresa humusi nga kalbëzimi i gjetheve dhe tashmë digjet në heshtje në brendësi, duke krijuar krijuar situata të papritura me shtimin e forcës së erës.

Nderkohë infrastruktura rrugore e përdorimit të teknikës me zjarrfikëse mungon.

Këto ditë zjarrfikësve u është dashur të udhëtojnë deri në 8 km në këmbë drejt vatrave sporadike jashtë rrugëve

Edhe ditën e sotme lufta me situatat e rënda ka vazhduar, por era që ka nisur të fryjë me forcë po rindez disa zona, theksojnë banorët e zonës.

Kepi i Rodonit vazhdon të digjet, java e tretë e

Kepi i Rodonit vazhdon të digjet, java e tretë e

Kepi i Rodonit vazhdon të digjet, java e tretë e

Kepi i Rodonit vazhdon të digjet, java e tretë e