Tiranë, ambulanca përplaset me një automjet, plagoset 66-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2022, 16:12
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme (10 gusht 2022) në afërsi të ish-sheshit "Shqiponja",
“Janë përplasur mjeti ambulancë me drejtues shtetasin E. D., 55 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin F. K., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë pasagjerja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. I., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
