“Ende po pyes veten pse jam gjallë” E mbijetuara tregon për kalvarin pas shkatërrimit të banesës në Gaza

Në orën 16:00 të premten e kaluar, banorët e ndërtesës së apartamenteve në Palestinë në rrugën Al-Shohada në Gaza po hanin, flinin ose pushonin ditën e pushimit.

Më pas,izraelitët goditën kompleksin nga lart.

Objektivi i tyre ishte një burrë i quajtur Tayseer al Jabari, i cili po vizitonte të afërmit në katin e gjashtë.

Ai ishte një komandant i lartë në grupin militant palestinez Xhihadi Islamik, organizata e dytë më e madhe e tillë në Rripin e Gazës.

Al Jabari u vra në sulm .

Por komandanti ushtarak nuk ishte i vetmi person në ndërtesë. Ka shumë banesa në këtë strukturë 14-katëshe, duke përfshirë një që i përket familjes Abu Ramadan.

Rabab tregoi historinë e saj për Sky News.

"Ajo dhe burri i saj ishin duke fjetur, me dy vajza dhe dy djem në dhomë në momentin e shpërthimit.

Ata pësuan plagosje të  mëdha. Madje njëra nga vajzat e saj u detyrua të operohet dhe mjekët po përpiqen ti pastrojnë gjakun e mpiksur për shkak të plagëve të marra.

“Ende po pyes veten pse jam gjallë”, u shpreh ajo për  Sky News teksa rrëfente momentet e tmerrit gjatë pasi zraelitët goditën kompleksin ku ajo banonte.

Më shumë se 350 të tjerë u plagosën.