Rusia kërkon mbledhje të OKB-së lidhur me sulmet në centralin ukrainas

Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 11 gusht në lidhje me sulmet e Ukrainës në termocentralin bërthamor të Zaporozhye (NPP), u tha gazetarëve të martën një burim në misionin rus në OKB.

“Rusia kërkoi një konferencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mbahej pasditen e 11 gushtit, në lidhje me sulmet e fundit të Ukrainës në NPP Zaporozhye dhe pasojat e tyre të mundshme katastrofike”, tha burimi.

Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i TASS, Rusia ka kërkuar pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, i cili do të bëjë një raport për këtë çështje.

Forcat qeveritare të Kievit kanë nisur vazhdimisht sulme duke synuar territorin e Zaporozhye, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë me gjashtë reaktorë operativë. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha më 8 gusht se se çdo sulm mbi centralin bërthamor do të ishte “vetëvrasje” dhe kërkoi që inspektorët e OKB-së të kenë qasje në Zaporizhja.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se bazuar në informacionet që i janë ofruar nga Ukraina, nuk ka rrezik të menjëhershëm bërthamor si rezultat i luftimeve të fundit.