VIDEO/ Bëri ulje emergjente në autostradë, avioni përplaset me kamionin dhe shpërthen në flakë
Një avion u detyrua të bënte ulje emergjente në një autostradë të Los Angelosit, por u përplas me një kamion duke shpërthyer në flakë.
Ngjarja përhapi panik tek kalimtarët dhe personat që u gjendën aty megjithatë piloti dhe pasagjerët shpëtuan pa lëndime.
Pamjet kapën momentin dramatik kur avioni u ul në rrugë mes makinave rreth orës 12:30.
Piloti, Andrew Cho, tha se avioni humbi fuqinë e motorit dhe kështu mori vendimin të përdorte autostradën 91 pranë Corona në kontenë Riverside, në lindje të Los Anxhelosit, si një pistë.
Drejtuesit e automjeteve, të habitur, panë se si piloti bëri një ulje pothuajse të përsosur derisa njëri nga krahët preku një kamion që kalonte, duke i shkëputur njërin nga krahët e tij dhe duke e rrotulluar aeroplanin.
Kjo bëri që të derdhej karburant në të gjithë sipërfaqen e rrugës.
