Francë/ Kërcënoi me thikë disa persona në aeroport, policia qëllon për vdekje agresorin
Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia në Francë, pasi kërcënoi me thikë disa persona në aeroport Charles de Gaule.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientin publik të terminalit 2F të aeroportit.
“Një person i pastrehë po shqetësonte agjentët e sigurisë dhe policia kufitare u thirr për të ndihmuar në evakuimin e tij”, tha një burim aeroporti për agjencinë e lajmeve AFP.
Burri u largua dhe vazhdoi t'i ofendonte. Më pas ai u kthye dhe nxori një thikë.
Policia i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur individit që të ulte thikën e tij, pa rezultat. Agresori shkoi drejt oficerëve të cilët më pas qëlluan, duke e goditur në bark.
Autoritetet raportuan se agresori ishte një i pastrehë që kishte shfaqur shenja agresioni në aeroport.
“Këtë mëngjes, oficerët neutralizuan një person kërcënues me thikë në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle”, tha departamenti i policisë së Parisit në llogarinë e saj në Twitter.
Aviation Security France 10 August: Man with knife shot dead by French police at Charles de Gaulle airport inside 2F terminal - mirror https://t.co/EdCPgQULVH via @Newslit
— Ofs Max (@OfsMax) August 10, 2022
