Një ditë pasi bastisën vilën në Florida, FBI i konfiskohet telefonin aleatit të Trump
Scott Perry, një aleat kryesor i ish-Presidentit Donald Trump, tha të martën se agjentët e FBI-së sekuestruan telefonin e tij, vetëm një ditë pasi agjentët kontrolluan pronën e Trump në Florida.
“Këtë mëngjes, ndërsa udhëtoja me familjen time, 3 agjentë të FBI-së më vizituan dhe më morën celularin. Ata nuk bënë asnjë përpjekje për të kontaktuar avokatin tim, i cili do të kishte marrë masa që ata të kishin telefonin tim nëse kjo ishte dëshira e tyre," tha republikani i Pensilvanisë në një deklaratë të lëshuar përmes zyrës së tij.
Avokati i Perry, John Rowley, i cili është gjithashtu anëtar i ekipit ligjor të Trump, nuk iu përgjigj një kërkese për koment. As FBI dhe Zyra e Prokurorit të SHBA në Uashington nuk pranuan të komentojnë.
Deklarata e Perry-t nuk detajonte se çfarë donte FBI-ja nga telefoni i tij, por ai ka qenë një figurë me interes për hetuesit e Kongresit që hetojnë përpjekjet e Trump për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.
Perry, një aleat kyç në atë përpjekje, i bëri presion Trump të zëvendësonte drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë dhe të vendoste në krye të departamentit një zyrtar pak të njohur, Jeffrey Clark.
Clark kishte sinjalizuar mbështetje për përpjekjen e Trump për t'u bërë thirrje legjislaturave të shtetit që të mblidhen dhe të konsiderojnë emërimin e zgjedhësve "alternativë" për të zhvendosur rezultatin drejt Trump, shkruan media e huaj.
