VIDEO/ Ishte duke folur në podium, vdes në mes të konferencës diplomati arab

Një diplomat nga Arabia Saudite vdiq papritur teksa po fliste në konferencën arabo-afrikane në Egjipt. 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për diplomatin dhe biznesmenin saudit Mohammad Fahad al-Qahtani. 

Burri u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të "mbështetur arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi" të hënën, më 8 gusht.

Vetëm pak caste para se ai të binte në tokë, Al -Qahtani, Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, e përshkroi atë si një dekan të njerëzimit dhe një njeri të paqes, raporton arabi21.com.