"Aneksimi i Tajvanit, me çdo kusht" Pekini: Do përpiqemi të ribashkohemi në mënyrë paqësore, por as dhuna nuk përjashtohet

Kina ka vendosur ta pushtojë Tajvanin dhe thotë se dëshiron ta kryejë aneksimin e ishullit në mënyrë paqësore. Deklaratat nga Pekini ngjasojnë me ato të operacionit special të Rusisë për t’u dukur politikisht korrekt në arenën ndërkombëtare, duke shmangur termin agresion.

Shteti komunist i Kinës ka përshkallëzuar kërcënimet për marrjen e Tajvanit.

Sipas një deklaratë të bërë nga zyra për Çështjen e Tajvanit, Pekini thekson se do të përpiqet që ta kryejë ribashkimin me ishullin në mënyrë paqësore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por ata nuk përjashtuan as mundësinë e përdorimit të forcës, duke i paraprirë përgjigjes ushtarake të forcave tajvaneze, ose forcave të jashtme.

"Pekini do të punojë me sinqeritetin më të madh që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore, por ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të përgjigjemi duke përdorur forcën ose mjetet e tjera të nevojshme për të parandaluar forcat e jashtme ose veprimet radikale të elementeve separatiste," deklaroi ajo.

Deklaratat kërcënuese që vijnë nga Kina vijnë në një kohë kur stërvitjet ushtarake të Pekinit përreth ishullit të Tajvanit janë aktive për të disatën ditë radhazi.

Kina tha se lëvizjet kërcënuese u nxitën nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi e cila qëndroi në Tajvan javën e kaluar.

Taipei zyrtar tha se vizita e zonjës Pelosi ishte rutinë dhe se Kina po e përdor si pretekst për të kërcënuar me pushtim.

Përveç mbajtjeve të stërvitjeve ushtarake dhe kërcënimeve, Kina po ashtu ka njoftuar se do të ndërpresë dialogun me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë detare dhe të ndryshimeve klimatike.

Tajvani i ka parë stërvitjet e Kinës si përgatitje për pushtim dhe ka nisur stërvitjet e veta me artileri të rëndë në brigjet e ishullit.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj, pavarësisht se këto dy shtete janë ndarë më 1940 gjatë një lufte civile, ndërsa Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet shtetit komunist.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj, pavarësisht se këto dy shtete janë ndarë më 1940 gjatë një lufte civile. Por, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur, raporton REL.